KQZ vendos sot rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit

  • A.P /
  • 02 December 2025 - 10:15
KQZ vendos sot rreth fletëvotimeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në rendin e ditës është paraparë të shqyrtohet dhe miratohet specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në rend të ditës bëhet e ditur se bën pjesë edhe shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/formave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi e miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale.

Mbledhja do të nisë me fillim nga ora 14:00.

(Kosova Sot Online)