Raportohet për arrestimin e ish-kryediplomates së BE-së Federica Mogherini
Autoritetet belge kanë kontrolluar sot zyrat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) , organit kryesor diplomatik të Bashkimit Evropian, si pjesë e një hetimi për një rast mashtrimi të dyshuar në një program trajnimi për diplomatët e sapodiplomuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë operacion, ish-shefja diplomatike e BE-së, Federica Mogherini, është arrestuar në hetimin e mashtrimit të dyshuar, sipas burimeve të AFP.
Mogherini, e cila aktualisht drejton Kolegjin e Evropës në Bruges , mbetet në paraburgim policor. Hetimi përqendrohet në dyshimet për favorizim në dhënien e një programi trajnimi këtij institucioni nga shërbimi diplomatik i BE-së, të cilin ajo vetë e drejtoi. Dy persona të tjerë, përfshirë një zyrtar të lartë të Komisionit, janë arrestuar në Bruksel si pjesë e të njëjtit hetim, sipas të njëjtit burim.
(Kosova Sot Online)
