Dogana kap mallra të falsifikuara në kufi

  • A.P /
  • 03 December 2025 - 11:05
Dogana kap mallra të falsifikuara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, gjatë një kontrolli rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm.


(Kosova Sot Online)