Qeveria amerikane pezullon të gjitha aplikimet për imigrim nga 19 shtete
Qeveria amerikane pezullon të gjitha aplikimet për imigrim nga 19 shtete, me pohimin se po forcon kontrollet e sigurisë kombëtare. Kritikët paralajmërojnë se kjo masë do të lërë mijëra njerëz në situatë pezull, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin
Të martën, qeveria amerikane pezulloi përpunimin e të gjitha aplikimeve për imigrim nga 19 vende në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Administrata e presidentit Donald Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare si bazë për këtë veprim, pas një sulmi ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar. Një shtetas afgan është ndaluar si i dyshuar.
Çfarë përfshin ndalimi i imigrimit në SHBA?
Sipas politikës së re, të gjithë aplikuesit nga vendet e prekura duhet të kalojnë një proces të kujdesshëm verifikimi. Administrata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse mund të shtohen vende të tjera.
Autoritetet thonë, se ky ndryshim synon të sigurojë integritetin e sistemit të imigrimit dhe të parandalojë atë që ata e quajnë “boshllëqe në siguri”. Kritikët paralajmërojnë se kjo masë mund të lërë mijëra njerëz në një situatë juridike pezull, ndërsa shqyrtimi vazhdon.
Disa nga vendet në listë ishin tashmë subjekt i një ndalimi të pjesshëm udhëtimi. Vendet që përballen me kufizimet më të rënda janëAfganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti,Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Këto shtete pësuan pezullime të plota për shumicën e hyrjeve, me përjashtime të kufizuara.
Vende të tjera në listë — Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela — kishin kufizime të pjesshme dhe tani do t’u nënshtrohen një vëzhgimi të përforcuar.
Agjentë federalë ndalojnë një burrë tjetër pasi ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore për imigrim. Burri me bluze te bardhe shihet duke ecur me koke ulur, me nje agjent federal qe e ka kapur ne krah.Agjentë federalë ndalojnë një burrë tjetër pasi ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore për imigrim. Burri me bluze te bardhe shihet duke ecur me koke ulur, me nje agjent federal qe e ka kapur ne krah.
Çfarë do të thotë kjo politikë?
Politika e re pezullon aplikimet në pritje dhe kërkon një rishikim të plotë të të gjitha rasteve nga vendet e prekura. Kjo mund të përfshijë intervista të reja dhe vlerësime të sigurisë.
Sharvari Dalal-Dheini, drejtoreshë e lartë e marrëdhënieve me qeverinë në Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Imigrimit, tha se organizata kishte marrë raporte për anulime të ceremonive të betimit, intervistave të naturalizimit dhe takimeve për rregullimin e statusit për njerëz nga vendet në listë.
Që kur u rikthye në detyrë në janar, Trumpi ka prioritizuar zbatimin e ligjit të imigrimit, duke zgjeruar dërgimin e njësive federale në qytetet e mëdha të SHBA dhe duke kufizuar më tej qasjen në azil në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërsa dëbimet kanë qenë në qendër të mesazhit të tij, imigrimit të ligjshëm ai i kishte kushtuar më pak vëmendje deri tani.
Komuniteti somalez i Minesotës në shënjestër
Ndërkohë, besohet se autoritetet federale të SHBA-së po përgatisin një operacion të synuar të Organit të Zbatimit të Imigrimit dhe Doganave (ICE) në Minesota, i cili do të përqendrohej kryesisht në imigrantët somalezë që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme.
Një person që njihte planifikimin i tha agjencisë së lajmeve AP se bastisja e ICE mund të fillojë në ditët e ardhshme dhe do të synojë njerëzit në zonën Minneapolis-St Paul që kanë urdhra përfundimtarë dëbimi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka forcuar retorikën ndaj komunitetit somalez të këtij shteti, me komente që, sipas udhëheqësve të komunitetit, kanë rritur frikën nga diskriminimi dhe kanë ushqyer shqetësimet lokale.
(Kosova Sot Online)
