Suspendohen dy policë për keqtrajtimin e një qytetarit

  • A.P /
  • 10 December 2025 - 07:38
Suspendohen dy policë për keqtrajtimin e një qytetarit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar se ka suspenduar nga detyra dy zyrtarë policorë, pas dyshimeve se ata kanë keqtrajtuar një qytetar gjatë një arrestimi në Gjilan, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Media raportoi për rastin dhe publikoi pamje ku shihet dy zyrtarë policorë teksa e arrestojnë një qytetar, ndërsa në video dëgjohen edhe fyerje dhe shfaqet keqtrajtim fizik gjatë ndërhyrjes policore.

IPK bëri të ditur se hetuesit e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes në mbrëmjen kur ka ndodhur incidenti, bazuar në kërkesën e prokurorit kujdestar.

Sipas njoftimit, është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”.

(Kosova Sot Online)