Kurti: Kosova është një shtet i fortë me pasaportë të fuqishme që udhëton në Evropë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer prapa në vitin 2023 kur BE kishte marrë vendim për liberalizim të vizave, duke e përdorur për fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen me 28 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Kurtit, Kosova është një shtet i fortë me pasaportë të fuqishme që tashmë udhëton në Evropë si e lirë dhe e barabartë.
“Shtet i fortë – pasaportë e fuqishme. Udhëtojmë në Bashkimin Evropian si të barabartë e të lirë, pas një kohe të gjatë izolimi e shpërfillje. Me qeverisjen tonë liberalizimi i vizave u arrit me punë, pa kompromise, pa shampanja, sepse ishte e drejtë dhe meritë, e shtetit dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Kosovarët lëvizin lirshëm në BE nga 1 janari i vitit 2024.
(Kosova Sot Online)
