Dhomat e Specializuara të Kosovës ia vazhdojnë paraburgimin Thaçit
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, i cili së bashku me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Vendimi është marrë më 10 dhjetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Paraburgimi ndaj Thaçit është vazhduar edhe për dy muaj, pasi trupi gjykues ka konstatuar se ka rrezik që ai të pengojë procedurat dhe të kryejë krime të tjera në këtë fushë.
Në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë mbyllur zyrtarisht paraqitjen e provave.
Ndryshe, mbrojtja kishte filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.
(Kosova Sot Online)
