Humb jetën punëtori pasi ra nga lartësia
Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten në Elbasan ku një punonjës 57-vjeçar ka humbur jetë pasi ka rënë nga lartësia. Viktima mësohet se po kryente punime në një shkollë në fshatin Polis kur ka rënë nga lartësia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Fatkeqësisht ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Lidhur me ngjarjen është vënë në pranga administratori dhe drejtuesi teknik i punimeve. 33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)
