Kurti ndau 1.28 milion euro për Programin e Ringjalljes Ekonomike

  • A.P /
  • 19 December 2025 - 15:15
Kurti ndau 1.28 milion euro për Programin e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria në detyrë gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursimet dhe ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qeveria në detyrë njoftoi se shuma e kursimeve është 2,019,785.00 euro, kurse e ndarjeve në shumë prej 2,019,785.00 euro për dy kategori: 1.28 milion euro për Programin e Ringjalljes Ekonomik dhe 735 mijë tjera ndahen për renovimin e Depos Qendrore të Barnave në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë;

–          Ndarë 2,297,290 euro për zbatimin e Masave 3.6, 4.5 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike:

o   110,000 euro për zbatimin e Masës 3.6;

o   537,290 € për zbatimin e Masës 4.5;

o   1,650,000 euro për zbatimin e Masës 3.8, përkatësisht për programin e Bursës së Mobilitetit për Studentë.

(Kosova Sot Online)