Behxhet Pacolli reagon pasi Naim Murseli ka kërkuar të komunikonte me të

  • A.P /
  • 11 February 2026 - 13:05
Behxhet Pacolli reagon pasi Naim Murseli ka kërkuar të komunikonte me të

Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është në dijeni që i akuzuari Naim Murseli kishte kërkuar të komunikonte me të. Ai thotë se në rast se drejtësia e kërkon, do të pranonte.

Në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se Murseli kishte kërkuar të kontaktonte me Pacollin, mirëpo kjo kërkesë i është refuzuar nga gjykata, me arsyetimin se është kategori e personave që nuk e lejon ligji.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi“, Pacolli u pyet nëse ka qenë i njoftuar për këtë kërkesë të Naim Murselit, por ai mohoi se është në dijeni për një kërkesë të tillë.

(Kosova Sot Online)