Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë

  • A.P /
  • 20 December 2025 - 09:00
Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë

Një grua në Gjakovë është dërguar pa shenja jete në emergjencën e spitalit, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas mjekut, ajo nuk kishte shenja dhune.

Policia tha se po e heton vdekjen dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES – Rr. Mbretëresha Teutë, Gjakovë 19.12.2025, 23:00. Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.


(Kosova Sot Online)