Një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre në kryeqytet

  • A.P /
  • 20 December 2025 - 11:00
Një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre në kryeqytet

Një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia tha se si pasojë janë dëmtuar pesë vetura, ndërsa tha se po e hetojnë rastin.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  19.12.2025 – NN. Është raportuar se një person i panjohur i cili është vërejtur se kishte ndezur zjarre dhe si pasojë e zjarrit janë dëmtuar pesë vetura. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)