Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • A.P /
  • 22 December 2025 - 07:21
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti të hënë në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë në mëngjes dhe mbrëmje, gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në mëngjes dhe mbrëmje e gjatë ditës në disa pjesë vazhdon prezenca e mjegullës.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira e reshje lokale shiu. Në mëngjes dhe mbrëmje e gjatë ditës në disa pjesë vazhdon prezenca e mjegullës.

E mërkura parashikohet të nisë pjesërisht me vranësira e periudha me diell, ndërsa nga pasditja dhe mbrëmja priten reshje shiu e më pastaj mundësi për fjolla bore. Në mëngjes dhe mbrëmje e gjatë ditës në disa pjesë vazhdon prezenca e mjegullës.

(Kosova Sot Online)