Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një barnatore

  • A.P /
  • 22 December 2025 - 10:00
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një barnatore

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një barnatore në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dy persona të maskuar dhe të armatosur me thika kanë arritur të marrin para të gatshme/

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të dyshuarit janë futur në barnatore dhe, nën kërcënimin e thikave, kanë grabitur të hollat, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes”, u shpreh Gashi.

Sipas Policisë, nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit.


(Kosova Sot Online)