Ambasada e Kosovës në Kroaci del me njoftim

  • A.P /
  • 22 December 2025 - 15:00
Ambasada e Kosovës në Kroaci del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka thënë se situata në pikat kufitare Kroaci- Serbi dhe Kroaci- Mali i Zi është stabile, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ambasada e Republikës së Kosovës është duke e përcjellë me vëmendje dhe ishte prezente me zyrtar të vet në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë, si dhe të Kroacisë me Malin e Zi. Situata aktualisht është stabile. Në veçanti, pas bisedës telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, z. Davor Božinović, ka rezultuar me hapjen e të gjitha sporteleve në kalimet kufitare kroate, duke kontribuar në lehtësimin e qarkullimit.|

Ambasada thotë se procedurat e kalimit kufitar mund të jenë më ngadalta për shkak të zbatimit të sistemit EES.

“Megjithatë, për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), procedurat e kalimit kufitar mund të jenë të ngadalësuara. EES është një sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian për regjistrimin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në funksion më 12 tetor 2025. Të gjithë bashkatdhetarëve tanë që janë duke udhëtuar drejt Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, ju urojmë rrugë të mbarë, shëndet dhe festa të mbara.”


(Kosova Sot Online)