Abdixhiku: Më ka humbur respekti për Konjufcën sepse u bë vegël e Kurtit

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 09:15
Abdixhiku: Më ka humbur respekti për Konjufcën sepse u bë vegël e Kurtit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku  ka thënë se në të kaluarën ka pasur respekt për Glauk Konjufcën, megjithatë pasi ish-kryekuvendari kishte pranuar të bëhej si mandatar i dytë, një respekt i tillë ka humbur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Abdixhikut, Konjufca kishte pranuar të bëhej vegël e Albin Kurtit dhe se në një veprim të tillë s’kishe aspak dinjitet.

Kreu i LDK-së ka shtuar tutje, se një gjë të tillë s’do të mund t’ia bënte e as t’ia kërkonte bashkëpartiakut të tij, Kujtim Shalës.

“S’mundesh me e marrë mandatin e me ia humbë vendit 15 ditë”, ka deklaruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)