Policia konfiskon 350 fishekë me gas

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 11:30
Policia konfiskon 350 fishekë me gas

Policia e Kosovës dje në ora 10:15 ka kryer një kontroll në një lokal në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë kontrollit, Policia ka konfiskuar 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër të ndryshëm.

Pas konsultimit me prokurorin, pronari i lokalit është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Prishtinë / 23.12.2025 – 10:15. Njësitet policore gjatë kontrollit në një lokal pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar 350 fishekë me gas dhe 30 fishekë kalibër i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)