Dedaj: Kurti për ta shpëtuar pushtetin e pranon edhe Asociacionin
Gjergj Dedaj, ka folur pas deklaratës së ambasadorit britanik, i cili ka thënë se në vitin 2026 duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, duke theksuar se kjo është një çështje tashmë e pranuar nga kryeministri Albin Kurti në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Dedajt, ambasadori britanik vetëm sa ka artikuluar publikisht atë që, sipas tij, Kurti e ka pranuar në tavolinat negociuese, por ka tentuar ta fshehë nga qytetarët e Kosovës.
Ai ka akuzuar qeverinë aktuale se, në përpjekje për të ruajtur pushtetin, është e gatshme të pranojë marrëveshje që mund të jenë në dëm të interesave shtetërore.
“Për ta shpëtuar pushtetin popullist, ishin, janë dhe do të jenë në gjendje të pranojnë çfarëdo marrëveshjeje, qoftë ajo edhe në dëm të Kosovës, siç është Asociacioni i Komunave Serbe”, ka theksuar Dedaj.
(Kosova Sot Online)
