KQZ nis shpalljen e rezultateve për kandidatët për deputetë
Në platformën e KQZ-së për rezultatet: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ ka filluar transmetimi i rezultateve të kadidatëve për deputetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në Qendrat Komunale të Numërimit ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
“Ky proces do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve. Rezultatet do të përditësohen vazhdimisht”, thotë Valmir elezi, zëdhënës i KQZ-së
(Kosova Sot Online)
