Ja çfarë thuhet në raportin e policisë për dy të rinjtë që u gjeten të vdekur në vilë

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 11:15
Ja çfarë thuhet në raportin e policisë për dy të rinjtë që u gjeten të vdekur në vilë

Dy të rinj të moshës 20 dhe 25 vjeçare u gjetën dje të vdekur në një villë në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh tha se trupat e tyre janë dërguar për obduksion dhe se rasti i vdekjes së tyre është duke u hetuar.

“Rr e KFOR-it, Pejë 30.12.2025-15:10. Raportohet se në një vilë janë gjetur pa shenja jete dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Me vendim të prokurorit, trupat e pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

(Kosova Sot Online)