Detaje nga aksidenti i rëndë: Një 8-vjeçare ndërron jetë
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur ditë më parë në fshatin Slivovë të Prishtinës, ka përfunduar me pasojë fatale, pasi njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.
Burime bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur më 03.01.2026, rreth orës 14:00, në rrugën Gjilan–Prishtinë, në hyrje të fshatit Slivovë.
Në aksident ishte përfshirë një automjet Mercedes, ngjyrë hiri, i drejtuar nga A.T., rreth 40-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime trupore. Në veturë ndodheshin edhe dy pasagjerë të mitur: J.T. rreth 9-vjeçare – e lënduar rëndë R.R.T., rreth 13-vjeçar – i lënduar.
Të tre të lënduarit ishin dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetime nga autoritetet kompetente.
Më 10.01.2026, rreth orës 00:00, familja është njoftuar përmes autoriteteve shëndetësore se pasagjerja e mitur J.T., e cila ndodhej në njësinë e kujdesit intensiv në QKUK, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti tashmë po trajtohet si aksident komunikacioni rrugor me fatalitet, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
(Kosova Sot Online)
