Dalin analizat e ujit, këto janë rezultatet
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se pas kryerjes së të gjitha analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm nga sistemi i furnizimit me ujë i Ujësjellësit Rajonal Mitrovicë, rezultatet e marra kanë treguar se të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi për ujin e pijshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bazuar në këto rezultate, uji është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim për pije dhe përdorim shtëpiak.
“Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe në garantimin e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
