Përgatituni: Sot priten vranësira të herëpashershme
Të martën në Kosovë priten vranësira të herëpashershme dhe periudha me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Mëngjesi dhe mbrëmja do të jenë të ftohta e me ngrica.
Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar vendet me akull, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë qarkullimit rrugor.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth -1°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 5°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
