Përleshje mes tre personave në Prishtinë
Janë arrestuar tre të dyshuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshuar mes vete me mjete të forta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.
Një nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR&ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prishtinë 12.01.2026, 12:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete me mjete të forta. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
