20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

  • A.P /
  • 21 January 2026 - 08:15
20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

Bëhen 20 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai ndërrojë jetë më 21 janar 2006, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në 20 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.

Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 10:00, Osmani, organizohen homazhe tek varri i Presidentit Rugova, në Velani.

Në orën 12:00, nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, mbahet  Akademi Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Gjithashtu, nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se, organizon “Akademi Përkujtimore në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova”.

Akademia Përkujtimore do të mbahet sot (e mërkurë), në ora 11:00, në Sallën e Kuqe – Pallati i Rinisë, në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)