Ky është parashikimi i motit për sot
Të shtunën në Kosovë priten vranësira më të shpeshta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës, në disa zona do të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në viset malore nuk përjashtohen reshje të dobëta bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 1°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 9°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
