Hoti: Nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente

  • A.P /
  • 28 January 2026 - 12:05
Hoti: Nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u përgjigj me “jo” në pyetjen nëse do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Hoti tha se sa i përket Osmanit, “kam pas drejtë për qëndrimin në vitin 2021”.

“Ka fakte që në situata nuk ka qenë në nivelin e detyrës”, tha Hoti.

Sipas tij, tani shumë kolegë të tij në LDK kanë qëndrim njësoj si të tij që e kishtë vite më parë në drejtim të Osmanit.

(Kosova Sot Online)