Arrestohet një shtetas serb në aeroport

  • A.P /
  • 29 January 2026 - 10:05
Arrestohet një shtetas serb në aeroport

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nën dyshimin për falsifikim dokumentesh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, mashkull shtetas i Serbisë, është arrestuar pasi që gjatë udhëtimit kishte prezantuar dokumente për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

“Aeroporti Adem Jashari, 28.01.2026, 17:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)