Katër persona e kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë

  • A.P /
  • 02 February 2026 - 09:15
Katër persona e kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë

Katër persona e kanë sulmuar fizikisht dy burra, njërin e kanë therë me thikë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë / 01.02.2026 – 20:15.Raportohet se katër persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, ku njëri nga viktimat ishte i therur me thikë. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)