Spahiu: Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku

  • A.P /
  • 05 February 2026 - 10:15
Spahiu: Gjasat më të mëdha për tu zgjedhë president i ka Abdixhiku

Analisti Nexhmendin Spahiu thekson se “gjasat më të mëdha për t’u zgjedhë president i ka Lumir Abdixhiku”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, Kurtit nuk i konvenon më që Osmani të ketë një mandat të dytë si presidente e vendit.

“Mendoj që pas fitores së Lumir Abdixhikut në Kuvendin e LDK-së, gjasat më të mëdha për t’u zgjedhë president i ka Lumir Abdixhiku. Albin Kurtit nuk i konvenon Vjosa Osmani, ajo e ka mandatin e dytë dhe me u marrë me politikë pas mandatit të dytë ajo gjatë mandatit presidencial duhet me i qëpu Kurtit…”, tha Spahiu.

(Kosova Sot Online)