Tre persona janë arrestuar në Pejë

  • A.P /
  • 09 February 2026 - 10:15
Tre persona janë arrestuar në Pejë

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e kanë kanosur një person, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata janë dërguar në mbajtje.

“KANOSJE/LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Pejë 08.02.2026-20:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)