Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Benjamin Netanyahun

  • A.P /
  • 11 February 2026 - 09:45
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Benjamin Netanyahun

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten dhe negociatat për frenimin e programit bërthamor të Iranit janë intensifikuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Netanyahu pritet t’i kërkojë Donald Trump që të ndjekë një marrëveshje që do të ndalte pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit, si dhe të kufizonte mbështetjen e Teheranit për grupet aleate në rajon, si Hamasi dhe Hezbollahu.

“Do t’i paraqes presidentit qëndrimin tonë lidhur me parimet e këtyre negociatave”, u shpreh Netanyahu para gazetarëve, përpara nisjes drejt Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se nuk do të kufizojë pasurimin e uraniumit nëse vendet perëndimore nuk lehtësojnë sanksionet, të cilat kanë rënduar ndjeshëm ekonominë e vendit.

(Kosova Sot Online)