Ja si pritet të jetë moti këtë të enjte

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 07:22
Ja si pritet të jetë moti këtë të enjte

Moti të enjten në Kosovë pritet të nisë me më shumë kthjellime dhe periudha me diell, duke sjellë një mëngjes më të qetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë ditës vranësirat do të shtohen gradualisht, ndërsa në orët e mbrëmjes rikthehen reshjet e shiut që pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)