Ekstradohet një i kërkuar nga Gjermania në Kosovë
Policia ka njoftuar se ka ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një person të kërkuar për “Lëndim të rëndë trupor” pasi ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, , transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Po ashtu është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas kosovar i cili kërkohej me urdhërarrestndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.
“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman. Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”
(Kosova Sot Online)
