Ky shtet refuzon t’i bashkohet 'Bordit të Paqes'

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 14:15
Ky shtet refuzon t’i bashkohet 'Bordit të Paqes'

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili do të mbajë seancën e parë më 19 shkurt në Uashington, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nuk është në axhendën e kryeministrit”, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp të enjten.

“Bordi” fillimisht u prezantua si një grup i vogël udhëheqësish që do të mbikëqyrnin posaçërisht armëpushimin në Gaza. Presidenti i SHBA-së më pas ftoi dhjetëra vende të merrnin pjesë dhe sugjeroi që organizata mund të fillonte të funksiononte si një organ më i gjerë për zgjidhjen e konflikteve.

(Kosova Sot Online)