Trump do të takohet me ushtrinë që arrestoi Maduron

  • A.P /
  • 13 February 2026 - 08:00
Trump do të takohet me ushtrinë që arrestoi Maduron

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump do të takohen sot me personelin ushtarak amerikan që mori pjesë në operacionin që arrestoi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Takimi do të zhvillohet në Fort Bragg në Karolinën e Veriut, me të pranishëm ushtarë të forcave speciale dhe anëtarë të familjeve të tyre. Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.

Në fund të janarit, presidenti amerikan iu referua operacionit për të kapur Presidentin Venezuelan Maduro, i cili tani është i burgosur në SHBA , ashtu si edhe gruaja e tij Celia Flores.

(Kosova Sot Online)