Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë

  • A.P /
  • 13 February 2026 - 11:05
Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zyra e Kryeministrit tha se krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.

(Kosova Sot Online)