Aksident fatal: Një person vdes pasi u godit nga vetura
Një akident ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës të dielën rreth orës 20:30, ku ka pasur pasoja fatrale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"
SI pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur një këmbësor.
Lajmin ka konfirmuar Flora Ahemti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
(Kosova Sot Online)
