Parashikimi i motit për të martën

  • A.P /
  • 24 February 2026 - 07:22
Parashikimi i motit për të martën

Të martën në Kosovë dita nis me mëngjes të ftohtë dhe kthjellime të herëpashershme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë mesditës temperaturat fillojnë të rriten gradualisht.

Nga pasditja pritet shtim i vranësirave për shkak të një fronti që afrohet nga verilindja.

Do të ketë edhe erë nga verilindja, me shpërthime që mund të kalojnë 54 km në orë.

Në zonat e ulëta mund të ketë reshje të lehta shiu, ndërsa në viset malore pritet borë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 3°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 12°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)