Arrestohen dy të rinj për vjedhje të rënda

  • A.P /
  • 25 February 2026 - 10:15
Arrestohen dy të rinj për vjedhje të rënda

Policia e Prishtinës i ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia tha se ata “janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar”.

“Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet. Personat e dyshuar janë: A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës; A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Policia njofton se “të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, thotë PK.

(Kosova Sot Online)