Selmanaj: Kandidimi i Ramush Haradinajt për President kompromisi më i mirë

  • A.P /
  • 26 February 2026 - 08:19
Selmanaj: Kandidimi i Ramush Haradinajt për President kompromisi më i mirë

Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se kompromisi më i mirë aktualisht, është kandidimi i Ramush Haradinajt për President, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Selmanaj kandidimi ose jo të Vjosa Osmani për Presidente e përshkruan me thënien “hyp së të vrava, zhdryp se të vrave”.

Postimi i plotë:

Kandidimi apo moskandidimi i Vjosa Osmanit ma kujton at thënjën;

“Hyp se te vrava, zhdrup se te vrava”

Albin Kurtit, tashmë dihet se nuk i konvenon kandidimi i Vjosa Osmanit për presidente. Sidoqoftë eliminimi saj ka kosto të lartë politike për Albinin.

Çështja e presidentit te Kosovës veqse e ka kriju një momentum të ri politik!

Po presim edhe pakë ditë…

‘Luje macë kryet e bullit’

A është ky fundi i tandemit Vjosë-Albin!?

Kompromisi më i miri në këto rrethana është kandidimi i Ramush Haradinajt!

(Kosova Sot Online)