Trump: SHBA ka rezerva armësh të mjaftueshme

  • A.P /
  • 03 March 2026 - 07:30
Trump: SHBA ka rezerva armësh të mjaftueshme

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur mbi rezervat e SHBA-së të municioneve “të gradës mesatare dhe mbi mesatare”, duke shtuar se luftërat “mund të zhvillohen ‘përgjithmonë’… duke përdorur vetëm këto furnizime”, 

“Kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura dhe gati për të FITUAR, SHUMË!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Sociaë.

Në deklaratat e tij më të fundit, ai akuzon gjithashtu paraardhësin e tij, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “aq shumë nga armët amerikane të nivelit shumë të lartë”.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden i kishte lejuar Ukrainës të përdorte raketat me rreze të gjatë ATACMS, të afta për të goditur deri në 190 milje (300 km).

(Kosova Sot Online)