Kurti e zbulon pse e propozuan Konjufcën për president
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se pse kjo parti propozoi Glauk Konufcën për president të vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ne kemi dashur që t’u japim shans të tjerëve, por në të njëjtën kohë nuk kemi dashur të hyjmë në 24-orëshin e fundit pa pasur asnjë emër. Se nuk është mirë për shtetin e Kosovës”, ka thënë Kurti në konferencë për media.
“Nuk e nxorëm menjëherë [emrin]. Diskutuam gjerë e gjatë me kryesinë dhe e nxorëm e 30 orë para skadimit të afati”.
“E përderisa Glaukun si emër e nxorëm 30 orë para skadimit të afatit, kundërkandidaten e tij, Fatmire Mulhaxha – Kollçakun, e nxorëm më pak se 30 orë para skadimit të afatit sepse nuk dëshironim t’ua impononim dikujt tjetër emrat”.
“Kur u pa që është e pamundur të marrim emër qoftë prej kryetarit Bedri Hamza, qoftë prej kryetarit Lumir Abdixhiku, atëherë e kemi nxjerrë emrin”.
(Kosova Sot Online)
