'Kosova po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme'

  • A.P /
  • 19 March 2026 - 14:05
'Kosova po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme'

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura, tha se vendi në mënyrë të pashmangshme po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak se akuzat e ndërsjella midis partive politike nuk kanë lënë hapësirë për bashkëpunim. Ish-deputeti Nura tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e kthen dekretin e presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, prapëseprapë kjo do ta zgjasë këtë proces, por unë mendoj se zgjidhja e vetme, pavarësisht vullnetit të qytetarëve, do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme.”, tha Nura.  

(Kosova Sot Online)