Opozita kundërshton projektligjet e VV-së: Nuk ka urgjencë
Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje mes pozitës dhe opozitës lidhur me procedimin e projektligjeve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë deklaruar se këto nisma nuk kanë urgjencë dhe kërkojnë shqyrtim më të thellë, duke i cilësuar si pjesë të agjendës elektorale.
Opozita po ashtu ka kritikuar edhe mënyrën e zhvillimit të seancave, përfshirë vonesat dhe shmangien e procedurave të rregullta parlamentare.
(Kosova Sot Online)
