Qëllohet për vdekje një shqiptar në Suedi

  • A.P /
  • 14 April 2026 - 13:45
Qëllohet për vdekje një shqiptar në Suedi

Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë pas disa të shtënave me armë zjarri në Helsingborg të Suedisë.

Sipasmediave suedeze, alarmi u mor pak para mesnatës dhe zona u rrethua nga forcat policore. Policia kreu një hetim gjatë natës, por nuk është e qartë nëse ka ndonjë të dyshuar.

Ndërkohë bëhet me dije se është plagosur edhe një e re që e shoqëronte të riun shqiptar. Sipas autoriteteve vajza është rreth të 25-ave.

Sakaq dyshohet se i riu shqiptar ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.

Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.


(Kosova Sot Online)