Policia bastis gjashtë lokacione

  • A.P /
  • 16 April 2026 - 15:00
Policia bastis gjashtë lokacione

Në gjashtë raste të ndara, Policia në veri të vendit gjen armë, municion, granatë dore dhe mjete të tjera ilegale.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, në vazhdën e pranimit të informatave nga ana e qytetarëve, me datën 16.04.2026, në disa lokacione në Komunën e Zubin Potokut konkretisht në fshatin Banovë dhe Prevllak kanë gjetur armë, municion si dhe mjete të tjera ilegale. Si rezultat, janë ndërmarrë veprime policore duke kryer kontroll në rastet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpi të pabanuara, e në hambar janë gjetur dhe janë sekuestruar: pushkë të ndryshme, radio lidhje, kamerë, fishekë të ndryshëm, uniforma ushtarake si dhe pajisje për pastrimin e armëve, granatë dore, thikë.

Tutje thuhet se të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

(Kosova Sot Online)