Ja kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

  • A.P /
  • 15 June 2026 - 10:15
Ja kur do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me progresin e numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës, që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

Një ditë më parë, të dielën, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Numërimi i fletëvotimeve të fundit, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë menjëhërë sapo të mbarojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.

(Kosova Sot Online)