Një person ka humbur jetën pak para aterimit në aeroportin e Kosovës

  • A.P /
  • 15 June 2026 - 10:00
Një person ka humbur jetën pak para aterimit në aeroportin e Kosovës

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një fluturim që udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës, ku dyshohet se një person ka humbur jetën pak para aterimit në aeroportin e Kosovës.

Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë një 34-vjeçar.

Pas ngjarjes, raportohet se pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë ndërhyrë ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani, ndërsa më pas autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që mund të kenë çuar në këtë vdekje.

(Kosova Sot Online)