Kurti: LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se bisedimet me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun rezultuan të pasuksesshme.
Ai tha se LDK refuzoi ofertën tonë për bashkëqeverisje.
Kurti tha se i ofruan Abdixhikut pozitën e zëvendëskryeministrin dhe katër ministri.
“Më duhet të konstantoj se bisedimet rezultuan ta pasuksesshme sepse asnjëra nga ofertat nuk u pranua nga kreu i LDK-së. Fillimisht ne ofruam që LDK me bashkëqeverisje ta ketë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri tjera. Kam kërkuar që Abdixhiku të jetë zëvendëskryeministri im”, ka thënë Kurti.
(Kosova Sot Online)
